Pas pak FC Shkupi prezanton zëvendësuesin e Ruatubjaje!?

FC Shkupi nuk ka të ndalur në merkato, teksa gjatë ditës së sotme pritet të prezantojë një futbollistë mbrojtës, i cili vjen si zëvendësim për të lënduarin Ruatubjaje, i cili do ti mungojë skuadrës nga Çairi deri në fund të sezonit.

Siç mëson “infOSport.mk”, bëhet fjalë për gjeorgjianin Gagi Margvelashvili, i cili te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës së Dinamo Batumi nga Gjeorgjia.

Ai me këtë skuadër është shpallur kampion dy vitet e fundit, ndërsa një gjë të tillë kishte bërë edhe me skuadrën e Saburtalo në sezonin 2017/2018, me të cilën skuadër gjithashtu kishte fituar edhe Kupën e Gjeorgjisë.

25-vjeçari Margvelashvili në elitën e futbollit gjeorgjian numëron plotë 122 ndeshje, ku ka shënuar edhe 9 gola, ndërsa i njëjti ka qenë pjesë e kombëtareve zinxhir të Gjeorgjisë deri në moshën U21, me të cilën ka regjistruar plotë 17 paraqitje.

Margvelashvili te FC Shkupi vjen me kërkesë të trajnerit Goce Sedlloski, i cili ka mungesë në repartin e mbrojtjes, pas dëmtimit të rëndë që pësoi mbrojtësi nga Ruanda, Ruatubjaje. (infOSport.mk)

Leave a Reply