Shkëndija ka pësuar disfatën e parë në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, edhe atë në ndeshjen e fundit kundër Slovan Liberec nga Republika Çeke, njofton “infOSport.mk”.
3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi në të mirë të çekëve, të cilët avansuan me golin e Miroslav Stok në minutën e 35-të.
Ish futbollisti i Çelzit dhe disa skuadrave tjera të njohura në Europë, shënoi një super gol nga distanca, kur e djathta e tij u tregua e saktë dhe bëri që Zahov të kapitulojë në ato momente.
Ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 29-të të pjesës së dytë, Slovan Liberec shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me autorë Mihail Rabushiç.
Nuk vonoi shumë, dhe vetëm dy minuta më pas, në minutën e 76-të, çekët realilzuan edhe golin e tretë, pas një gabimi në mbrojtje të Zija Merxhanit, i cili nuk arriti të pastrojë me kohë, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi Dominik Gembicki, që nga brendia e zonës edhe për herë të tretë shënoi në rrjetën e Zahov.
Deri në fund të takimit, regjistruam edhe golin e minutës së 84-të nga Ferhan Hasani, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë e përfituar nga Lupçe Doriev.
Kujtojmë Shkëndija kontrollueset në tokën turke i nisi me barazim 2:2 përballë ekipit të Siofok nga Hungaria, për të pasuar dy fitore të thella 4:1 dhe 3:1 ndaj skuadrave polake të Piast Gliwice dhe Warta Poznan.
Ekspedita “kuqezi” me ndeshjen e sotme ndaj Liberec përmbylli fazën e dytë të përgatitjeve në Antalia gtë Turqisë, ndërsa nesër rikthehen në Tetovë, aty ku do të vazhdojnë me përgatitjet për gjysmë sezonin pranveror.
Kujtojmë ndeshjen e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, Shkëndija do ta zhvillojë me 12 shkurt kundër Struga Trim Lum. (infOSport.mk)