Super talenti i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi është në qendër të klubeve të ndryshme në këtë merkato, por veçanarisht të atyre nga Superliga e Turqisë.
Gaziantepi ishte skuadra më afër shërbimeve të Elezit deri më tani. Por, si duket gjithçka ka ndryshuar, pasi dy skuadra tjera nga Superliga turke kanë shfaqur interesim për talentin shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për gjigandin turk Fenerbahçe dhe ekipin tjetër Bashakshehir që kërkojnë kartonin e Dashmir Elezit.
Drejtuesit e Shkëndijës, por edhe përfaqësuesit e lojtarit janë duke shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në adresë të Elezit dhe mbetet për tu parë ditëve në vijim se çfarë do të vendosin për të ardhmen e tij, por megjithatë Gaziantep mbetet skuadra më favorite për të mbyllur marëveshjen për transferimin e Elezit.