Mesfushori Gjorgji Stoilov me shumë gjasa mund të konsiderohet si një futbollistë i ri i FC Shkupit. Ky i fundit tashmë disa ditë është në bisedime e sipër me drejtuesit e FC Shkupit, të cilët kërkojnë të krijojnë një skuadër edhe më të fuqishme në pranverë, me çka do të ruanin pozitën e parë në tabelën e klasifikimit dhe në fund do të arrinin objektivin, titullin e kampionit.
“infOSport.mk” kontaktoi drejtëpërdrejtë me Stoilov, i cili ekskluzivisht për portalin tonë zbuloi: “Po, tashmë disa ditë jemi në bisedime. Sot duhet të përmbyllim edhe zyrtarisht disa detaje. Janë ato gjëra personale, ku nëse dakordohemi atëhërë gjithçka do të jetë në rregull”.
Stoilov së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Zira nga Azerbejxhani, te e cila skuadër u transferua gushtin e vitit 2021 nga rradhët e Akademia Pandev. Te Zira, Stoilov nuk gjeti hapësirat e duhura, ashtu që vetëm pas 6 muajve jo të plota i njëjti tashmë ka përfudnuar aventurën e tij në futbollin azer, dhe tashmë është gati për tu rikthyer në futbollin tonë vendor, aty ku numëron plotë 182 ndeshje, 12 gola dhe 10 asistime.
Kujtojmë FC Shkupi kishte tentuar të transferojë Stoilovin edhe fundin e vitit 2020, mirëpo deri te një marrëveshje atë kohë nuk kishte ardhur. Megjithatë si duket tashmë gjërat qëndrojnë më ndryshe, kjo edhe për shkak ambicieve të larta të klubit nga Çairi. (infOSport.mk)