Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij me fanellën e Sauthempton, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë në Premierligën angleze.
Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane, “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Angli, ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.
Ndërkohë në drejtim të Çelzit ka ardhur edhe një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, edhe atë nga sheikët e Njukasëll Junajtedit, të cilët ofrojnë plot 40 milionë euro.
Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të “bluve” të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.
Armando Broja këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit ka zhvilluar plotë 21 ndeshje mes kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës, ku ka realizuar edhe 7 gola, 5 prej të cilëve në Premierligë në 18 ndeshje sa është aktivizuar.