Omar Imeri sërish te FC Shkupi, ja për sa kohë ka nënshkruar me “bardhekaltërit”

Omar Imeri sërish do të luaj me fanellën e FC Shkupit, edhe atë pas plotë 3 viteve e gjysmë, prej kur se ky i njëjti korrikun e vitit 2018-të, kishte kaluar në rradhët e Shkëndijës, që më pas verën e vitit 2020 të bëjë hapin e madh drejt futbollit turk, më saktësisht te skuadra e Antalyaspor.

Megjithatë gjërat nuk shkuan siç duhet te kjo skuadër, pasi vetëm një vit më vonë, i njëjti u transferua te skuadra e Bodrumspor, që bënë gara në ligën e dytë turke (liga e tretë).


FC Shkupi i kundërpërgjigjet Shkëndijës, transferon ish futbollistin e “kuqezinjëve”, Omar Imeri


Imeri me këtë skuadër gjatë këtij edicioni zhvilloi 12 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa pas bisedimeve intenzive, drejtuesit e Bodrumspor dhe FC Shkupit vendosën që shkupjani të rikthehet në vendlindje, për të luajtur në formë huazimi me fanellën e skuadrës nga Çairi.

Marrëveshja është për 6 muaj, pra deri në fund të sezonit, e ku FC Shkupi pretendon të dali kampion, duke i marrë primatin Shkëndijës së Tetovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply