Përveç Abazit, FC Shkupi huazon edhe dy lojtarë tjerë, njërin te Renova, tjetrin te Pelisteri

FC Shkupi përveç Rejjan Abazit, ka vendosur që në huazim të japë edhe dy futbollistë të tjerë. Fjala është për Edgard Ali Natrantg dhe Barry Mouhamadou Souahib, dy mbrojtës të krahut të djathtë, të cilët shpresojnë të luajnë sa më shumë minuta në ndeshjet e Ligës së Parë.

Natrantg do të luaj me Pelisterin, te e cila skuadër pritet që të zëvendësojë Ysni Ismailin në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa Barry në pranverë do të luaj me fanellën e Renovës.


Renova huazon senegalezin e FC Shkupit, Barry


Që të dy janë huazuar për 6 muaj, njëjtë sikurse edhe Rejjan Abazi te Korabi.

Përveç kësaj treshe, kujtojmë që nga FC Shkupi u larguan edhe Ali Ade, Matej Cevtanoski dhe Kire Markoski, ndërsa emra të rinj te skuadra nga Çairi do të jenë Omer Sulejmani, Azer Omeragiç, Patrik Mensah, Besnik Ferati, braziliani Queven da Silva Inacio, ndërsa shumë shpejtë pritet që të prezantohet edhe Omar Imeri. (infOSport.mk

Leave a Reply