Përveç ekipit aktual të Zhilinës, nga shitja e Enis Fazlagiç te Visla Krakov, ka përfituar edhe ish klubi i tij, Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Duke pasur parasysh se Shkëndija mbante 30% të kartonit të Fazlagiç nga shitja te skuadra e Zhilinës verën e vitit 2018-të, “kuqezinjtë” automatikisht kanë përfituar 150 mijë euro.
Kujtojmë Visla Krakov ditë më parë për blerjen e kartonit të Fazlagiç nga skuadra sllovake e Zhilinës, pagoi plotë 500 mijë euro. (infOSport.mk)