Stenio Zhunior prezanton bashkëkombasin e tij Fernandinjo të Makedonija GJ.P. te Partizani!

Mbrojtësi i Makedonija GJ.P, Fernando Augusto – Fernandinjo, shumë shpejt pritet të prezantohet te Partizani i Tiranës, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse klubi shqiptarë ende nuk ka pbërë prezantimin e tij zyrtarë, një gjë të tillë ka bërë bashkëkombësi i tij, Stenio Zhunior, i cili përmes një video ua ka prezantuar tifozëve lojtarin e afruar me shumë bujë.

Futbollisti i Makedonija GJ.P, Fernando Augusto “Fernandinjo”, u filmua gjatë darkës së sotme teksa i nënshtrohej ritit të zakonshëm të prezantimit para shokëve të ekipit me një këngë.

Ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior praktikisht e bëri fakt të kryer firmën e lojtarit, pasi një “ceremoni” e tillë ndodh vetëm me ata futbollistë të cilët kanë garancinë se do të jenë pjesë e ekipit.

Leave a Reply