Lapsusi i PR ekipit të FC Shkupit zbulon para kohe përforcimin e fundit të “bardhekaltërve”

Omar Imeri i është bashkuar FC Shkupit, skuadër kjo që po përgatitet në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Imeri është një produkt i skuadrës nga Çairi, i cili vitet e fundit ka bërë karrierë pikërisht në Turqi.

Kësisoj Imeri edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e FC Shkupit, i njëjti  i është bashkuar skuadrës “bardhekaltër” në Antalia. Një gjë e tillë u mësua sot, edhe atë falë një “lapsusi” të PR ekipit që mirëmban faqen e skuadrës nga Çairi në “facebook”.

Me rastin e datëlindjes së njeriut numër një të FC Shkupit, Olgun Ajdin, ata kishin publikuar edhe një foto të përgjithshme të ekipit, ku vërehej qartë edhe prezenca e Omar Imerit, që ndodheshe në rendin e parë të lojtarëve.

Mirëpo duke pasur parasysh gabimin e bërë, e njëjta foto u fshi shumë shpejtë nga ana e përgjegjësve të faqes zyrtare të FC Shkupit, skuadër kjo që në këtë mënyrë shumë shpejtë gjenë një lojtar kualitativ për pjesën ofenzve, pas largimeve të Kire Markoskit dhe Matej Cvetanoskit.

Kujtojmë 22-vjeçari Imeri shtatorin e vitit 2020 nga rradhët e Shkëndijës ishte transferuar te skuadra e Antalyaspor, nga e cila skuadër më pas kishte bërë një hap mbrapa në karrierë, duke u transferuar te skuadra e Bodrumspor, që bënë gara në Ligën e Dytë turke, apo të tretën sipas rangut të futbollit turk.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, Omar Imeri është një super lojtar, i cili prtet të ngrit edhe nivelin e ligës sonë, në të cilën numëron 72 ndeshje, 16 gola dhe 7 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply