Ish sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Simeon Hristov, i cili së fundmi luante në kampionatin tonë vendor me skuadrën e Tikveshit, është përforcimi më i ri i Rabotniçkit.
Hristov pritet që të sjellë përvojën e duhur në repartin e sulmit te “romantikët”, të cilët gjatë këtij afati kalimtarë kanë qenë mjaft aktiv, duke transfeuar edhe dyshen e ish Shkëndijës, Armend Alimi – Arbin Zejnullai, sulmuesin Anes Rusheviq, si dhe dy mbrojtësit Momçillo Rasho dhe Dimitrij Poposki.
Hristov në Superligën e Shqipërisë me Vllazninë kishte luajtur 6 mujorin e parë të vitit 2020, ndërsa gjatë karrierës së tij futbollistike kishte veshur edhe fanellën e Vardarit, Pelisterit, Bregallnicës, Teteksit, EuroMilkut, Borecit, Tikveshit, Makedonija GJ.P, derisa jashtë kufijve, kishte luajtur edhe me ekipet e Vashash dhe Egri në Hungari, ndërsa gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Mianmar. (infOSport.mk)