Renova gati firmën me mesfushorin Kahrimanoviç!

Renova është shumë pranë transferimit të boshnjakut me nënshtetësi kroate Amir Kahrimanoviç, mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”.

Mesfushori 22-vjeçar së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Drava nga Sllovenia, ndërsa karrierën e kishte nisur te gjigandët kroat të Dinamo Zagreb. Ai gjatë stinorit vjeshtorë ishte ndër futbollistët më standard te Drava, duke i zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet, ku kishte realizuar edhe dy gola.

Kahrimanoviç pritet të jetë një super përforcim për mesfushën e “gjipspunuesve”, të cilët në pranverë do të tentojnë të renditen në mesin e 3 skuadrave më të mira, për të siguruar një vend për në arenën ndërkombëtare.

Kahrimanoviç përveç në Kroaci dhe Slloveni, kishte luajtur edhe në futbollin austriak, ndërsa te Renova vjen si një agjent i lirë.

I njëjti pritet që të luaj edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Struga Trim Lum, ndeshje kjo e treta për skuadrën tetovare në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Leave a Reply