Visar Musliu prezantohet te Ingollshtad

Visar Musliu edhe zyrtarisht karrierën e tij e ka vazhduar në Gjermani, në një ndër vatrat e futbollit europian, aty ku i njëjti pritet që të fitojë edhe më shumë përvojë dhe të kalojë në ndonjë skuadër edhe më të madhe.

Musliu ka pranuar ofertën e Ingollshtad 04, skuadër kjo që aktualisht garon në Bundesliga II.

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari te skuadra e Ingollshtad 04 transferohet nga ekipi hungarez i Mol Fehervar, te e cila skuadër ishte transferuar gushtin e vitit 2019-të nga rradhët e Shkëndijës.

Kur jemi tek ekipet vendor, vlen të theksohet se 27-vjeçari Musliu karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij, te skuadra e Gostivarit, për të luajtur më pas edhe te Renova, Vardari dhe Shkëndija, derisa karrierën ndërkombëtare e kishte nisur në Zvicër me të rinjtëe Sent Gallen, për të luajtur më pas edhe në Kosovë me skuadrën e Prishtinës, ndërsa destinacioni i tij i rradhës kishte qenë Hungaria dhe skuadra e Mol Fehervar.

Me këtë skuadër Musliu numëron gjithsej 77 ndeshje dhe 3 gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se plotë 40 paraqitje ka bërë edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë, me të cilën lulajti në Europianin e vitit 2020, ndërsa gjithashtu duhet cekur se ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të shpresave të vendit, kur në vitin 2017-të luajtën për herë të parë në një europian.

Me transferimin e Musliut, drejtuesit e Ingollshtad, besojnë se skuadra do të përmirësohet në mbrojtje gjatë stinorit pranveror dhe se do i’a arrijnë qëllimit që të mbijetojnë në Ligën e Dytë. Aktualisht Ingollshtad me vetëm 10 pikë mban pozitën e fundit në Bundesliga II. (infOSport.mk)

Leave a Reply