Nedim Bajrami feston me shqiponjë, Interi pas shtesave eliminoi Empolin (VIDEO)

Nedim Bajrami i ka shënuar edhe Interit të madh sonte në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër cilësitë e tij të larta, njofton “infOSport.mk”.

Tetovari shënoi golin e parë për Empolin sonte në “San Siro”, aty ku skuadra e tij në fund pësoi disfatë 3:2, mirëpo vetëm pas shtesave prej dy herë prej 15 minutash, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2.

Aleksis Sançez në minutën e 13-të kaloi në epërsi Interin, derisa me të inkuadruar në lojë në fillimin e pjesës së dytë, tetovari Bajrami në minutën e 61-të solli simetri në rezultat. Ishte Kristijan Asllani që asistoi në këtë gol të shënuar nga ana e futbollistit të kombëtares shqiptare, ndërsa vlen të përmendet se te Interi në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti tjetër i kombëtares “kuqezi”, Ardijan Ismajli.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve të Empolit, të cilët nuk kishin fare respekt për “zikaltërit”. Kësisoj në minutën e 76-të, Patrik Kutrone me kokë qëlloi traverzën, ndërsa topi nga trupi i portierit Radu u rikthye në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Empolit për herë të parë në këtë ndeshje.

Me shifrat 2:1 në favor të Empolit, ndeshja arriti deri në minutën e 90-të, që më pas në minutën e parë shtesë Ranokia me një super gol të barazoj shifrat dhe ti siguroj kohën shtesë prej 30 minutash Interit.

Aty “zikaltërit” u treguan më të mirë, ku falë super golit të Sensit në minutën e 104-të në fund shënuan fitore me rezultatin 3:2.

Në këtë mënyrë “neroaxurrët” kaluan në çerekfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të presin fituesin nga përballja, Roma – Leçe, ndeshje kjo që në program është nesër. (infOSport.mk)

Leave a Reply