Florent Ramadani dhe Dashmir Elezi, dy super talentët e Shkëndijës mund të thuhet lirisht se sot patën fjalën kryesore në ndeshjen miqësore që “kuqezinjtë” nga Tetova e zhvilluan në Antalia të Turqisë përballë polakëve të Piast Gliëice, njofton “infOSport.mk”.
Njëri komandonte në mesfushë, e tjetri në sulm, ndërsa që të dy bashkë në minutën e 79-të tërhoqën vëmendjen e shumë spektatorëve, apo edhe menaxherëve që në ato momente po ndiqnin ndeshjen në stadium, apo edhe LIVE përmes transmetimit në kanalin zyrtarë të Shkëndijës në Youtube.
Pas disa kombinimeve të sakta që nga 16-të metërshi i tyre, futbollistët e Shkëndijës zhvilluan një super aksion, e ku në fund gjitha duartrokitjet dhe meritat morrën dy super talentët “kuqezi”, Florent Osmani dhe Dashmir Elezi.
I pari bëri një asist në stilin “alla Zidançe”, derisa i dyti me shpejtësinë e tij dhe driblimin e shpejtë na rikujtoi fenomenin, Luis Nazario da Lima Ronaldo. (infOSport.mk)