Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore të cilat “kuqezinjtë” po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi i Piast Gliwice nga Polonia do të jetë testi i dytë për ekipin e Bruno Akrapoviç, pas barazimit 2:2 me hungarezët e BFC Siofok në ndeshjen e parë miqësore.
Ngjashëm si në ndeshjen e parë, trajneri Akrapoviq do të ketë mundësinë të inkuadrojë në lojë të gjithë lojtarët të cilët i ka në dispozicion.
Me ndeshjen e nesërme përmbyllet një javë e plotë e stërvitjeve intensive të skuadrës tetovare në Antalia të Turqisë, ndërsa deri në përfundim të qëndrimit në tokën turke, ata do të zhvillojnë edhe dy ndeshje tjera miqësore.
Ndeshja e nesërme kundër polakëve të Piast Gliwice starton në ora 13:30 sipas kohës sonë lokale. (infOSport.mk)