Armend Alimi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Rabotniçki, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori kumanovar shënoi në ndeshjen debutuese me fanellën e “romantikëve”, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë fitore 2:1, pavarësisht se ndodhej në disavantazh.
Mishevski kishte kaluar në epërsi Makedonija GJ.P vetëm pas 9 minutave lojë, derisa Armend Alimi u kundërpërgjigjë në minutën e 24-të, duke barazuar shifrat në 1:1.
Golin e fitores për Rabotniçkin e realizoi Din Alomeroviq në minutën e 90-të.