Levandovski mposht Messin dhe Sallah, FIFA zgjedh më të mirët e vitit, njihuni me të gjitha çmimet

Sulmuesi polak, Robert Levandovski është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit nga ana e FIFA-s. Në ceremoninë e çmimeve të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, sulmuesi i Bajernit të Munihut, ka mposhtur në garën për futbollistin më të mirë, rivalët Mohamed Sallah dhe Leo Messi.

Ishte pikërisht ky i fundit, që e mposhti polakun në garën për “Topin e Artë”, çmim që solli edhe shumë polemika.

Për sa i përket çmimeve të tjera, Tomas Tushel i Çelzit u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, ndërsa po nga e njëjta skuadër, Eduar Mendy morri çmimin për portierin më të mirë.

FORMACIONI MË I MIRË: 

Më poshtë keni listën e çmimeve:

Futbollisti më i Mirë: Levandovski,

Çmimi “Pushkash”: Lamela

Portieri më i Mirë: Mendi,

Trajneri më i Mirë për Meshkuj: Tushel

Leave a Reply