Renova nuk fiton as në ndeshjen e dytë

Renova edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese nuk ka arritur të fitojë. Pas disfatës së thellë 4:1 nga Ferizaji në Kosovë, të besuarit e trajnerit Qatip Osmani dje barazuan 1:1 me Besën e Dobdërollit, njofton “infOSport.mk”.

Shefit Shefiti nga penaltia kaloi në epërsi Renovën gjatë pjesës së parë, ndërsa skuadra e Ligës së Dytë nga Dobërdolli barazoi shifrat gjatë pjesës së dytë.

Maliq Beluli ishte autori i golit për skuadrën e Besës, në bankinën e së cilës debutoi strategu tetovar, Xhengiz Rexhepi.

Renova edhe dy ditët në vijim do të qëndrojë në Tetovë, që me datë 20  të udhëtojë drejt Ohrit, aty ku skuadra ka paraparë të zhvillojë edhe 4 ndeshje të tjera. Të parën në qytetin e bukur të Ohrit, do ta zhvillojë me 21 janar kundër Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply