Kristian Eriksen është gati të rikthehet të luajë futboll. Këtë lajm e ka bërë publik “Times”, ku shkruan se ylli danez do të firmosë këtë fundjavë me një klub nga Premierliga angleze, aty ku kishte luajtur për 6 vite e gjysmë me skuadrën e Totenhamit.
Në shtatë muaj distancë nga ai makth i përjetuar në Kampionatin Europian në ndeshjen ku danezi ndaj Finlandës pësoi një atak kardiak ku vendimtare ishin ndërhyrjet e mjekëve dhe të futbollistëve në kohën e duhur për t’i shpëtuar jetën ish-mesfushorit të Interit.
“Times” nuk e zbulon emrin e klubit që Eriksen pritet të rifillojë edhe njëherë karrierën futbollistike pas atij tmerri të përjetuar.
Ai gjatë disa intervistave të ndryshme ka pranuar se dëshiron të jetë me çdo kusht në Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në nëntorin e këtij viti.
Mesfushori u largua nga Interi pasi shteti italian e ka të ndaluar rreptësisht aktivizimin në futboll të lojtarëve me debrifilator në zemër.