Voska Sport tashmë disa ditë po zhvillon fazën e përgatitjeve në Ohër, ndërkohë drejtuesit e kësaj skuadre kanë caktuar edhe ndeshjet kontrolluese, përmes të cilave trajneri Rade Cicmiloviq do të njihet me formën reale të futbollistëve.
Plotë 6 ndeshje do të zhvillojë skuadra e Voska Sport gjatë kësaj faze, ndërsa gjithçka do të nis me ndeshjen e 22 janarit kundër Bratstvos nga Zhitoshi.
4 ditë më pas skuadra shqiptare nga Ohri do të përballet me Struga Trim Lum, ndërsa ndeshja e fundit e janarit, do të jetë ajo e datës 29 kundër Renovës.
Ndeshjen e parë gjatë muajit shkurt, Voska Sport do ta zhvillojë me 2 shkurt kundër Tikveshit, me 6 shkurt ata do të përballen me Borecin, ndërkohë ndeshjen gjenerale para fillimit të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, Voska Sport do ta zhvillojë kundër Pobedës.
Kujtojmë Voska Sport stinorin pranveror do ta nis si mysafir kundër Kadinos në Shkup. (infOSport.mk)