Edon Zhegrova edhe zyrtarisht karrierën e tij e ka vazhduar në elitën e futbollit francez, duke pranuar të veshë fanellën e Lille.
Zhegrova me Lille ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027-të, duke u bashkuar kështu dy bashkëlojtarëve të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, që të dy bashkë luajnë te Reims.
Shuma që ka paguar Lille për shërbimet e yllit të Kosovës, kap shifrën e 7 milion eurove.
Zhegrova me mjaft sukses luante në Zvicër me fanellën e Bazelit, ndërsa tashmë i njëjti do të ketë mundësinë të luaj në një kampionat ku militojnë yjet e futbollit si Messi, Nejmar e Mbappe.