Shkëndija rikthen Besir Demirin!

Derisa futbollistët po vijojnë përgatitjet në Antalia të Turqisë, drejtuesit e Shkëndijës po punojnë intensivisht në përforcimin e skuadrës, që gjatë stinorit pranveror do të tentojnë sërish titullin e kampionit, pavarësisht se pjesën e parë të sezonit 2021/2022 e mbyllën me 8 pikë më pak se liderët e FC Shkupit.

Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se Shkëndija po tenton rikthimin e Besir Demirit, një emër i njohur ky për futbollin tonë vendor.

Shkupjani 27-vjeçar, aktualisht është pjesë e Dinamo Tiranës, ndërsa eksperienca e tij e madhe do të ndihmonte pa dyshim “kuqezinjtë” në pranverë.

Demiri pjesë e Shkëndijës ishte për dy vite të plota (2015-2017), kur dhe fitoi Kupën e Maqedonisë në vitin 2016-të, për të kaluar më pas te Vardari, me të cilën skuadër në vitin 2017-të ishte shpallur kampion.

Pikërisht nga Vardari, i njëjti nisi karrierën ndërkombëtare, duke nënshkruar në Ukrainë me Mariupol, për të vijuar më pas në Sllovaki me Zhilina, teksa së fundmi po luan në Shqipëri, me Dinamon e Tiranës, te e cila skuadër u transferua verën e vitit që lamë pas nga rradhët e Kukësit.

Gjatë stinorit vjeshtorë, Demiri ishte ndër futbollistët më standard te skuadra e rikthyer në Superligën shqiptare, duke zhvilluar 14 nga 15 ndeshjet e pjesës së parë dhe duke pasur parasysh kontratën që ka ende ne Dinamon por edhe peshën në këtë skuadër, Shkëndija do ta ketë të vështirë në këtë tratativë, edhe pse kur është në pyetje Lazim Destani dhe “Ecolog” gjithçka ëshët e mundur. (infOSport.mk)

Leave a Reply