Oktaj Rakipi, i cili këtë edicion debutoi me ekipin e parë të Shkëndijës, stinorin pranveror do e kalojë në formë huazimi te skuadra e Borecit.
Një gjë të tillë drejtuesit e Shkëndijës kanë bërë me të vetmin qëllim që ky talent të përfitojë edhe më shumë eksperiencë me ndeshje nga Liga e Parë, shkruan “infOSport.mk”.
Duke e parë konkurrencën që mbizotëron te Shkëndija, 18-vjeçari Rakipi do e kishte të vështirë të shpresonte për shumë minuta, ashtu që vlerësimi i drejtuesve të skuadrës tetovare për momentin, ishte që ai duhej huazuar në ndonjë klub tjetër.
Rakipi madje sot bëri edhe debutimin e tij me fanellën e Borecit, që mundi Makedonija GJ.P me shifrat 4:0. (infOSport.mk)