Jakup Ramadani, talenti shkupjan i futbollit të vogël, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës kosovare të FC Liqeni Drenas, ka shënuar golin e vetëm në miqësoren e parë që përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal e zhvilloi mbrëmë vonë ndaj kampionëve të Botës, Portugalisë, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia pësoi disfatë 3:1 në këtë përballje, në të cilën për “verdhekuqtë” përveç Ramadanit, u paraqitën edhe lojtarët shqiptarë si Ferid Asgushi, Taulant Ismaili, Ismet Ceka dhe Erkan Seferi.
Këto dy kombëtare do të takohen edhe sot (e premte) në takimin e dytë miqësor, që sërish do të zhvillohet në tokën porugeze.
Për Portugalinë këto dy ndeshje janë edhe si prova gjenerale para pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, që starton me 19 janar, e ku “luzitanët” shihen si pretendentë për titullin e kampionit. (infOSport.mk)