Filip Gligorov largohet nga Partizani!

Pas vetëm 6 muajve të kaluar te Partizani, Filip Gligorov me shumë gjasa do të largohet nga skuadra tiranase. Edhe pse ka kontratë deri verën e vitit 2023, të njëjtën shkupjani pritet ta prishë dhe që në janar të gjejë skuadrën e tij të re.

Gligorov me Partizanin zhvilloi gjithsej 14 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe Europës, mirëpo mungesa e tij në 3 ndeshjet e fundit kampionale, ku ka regjistruar vetëm 7 paraqitje, ka bërë që ai të mendoj seriozisht largimin nga rradhët e skuadrës së Partizanit, për më tepër që tani do të drejtohet nga trajneri Dritan Mehmeti.

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Partizani u transferua nga rradhët e FC Shkupit, derisa më herët në vendin tonë luante edhe me Sileksin, EuroMilkun dhe Rabotniçkin. Sa i përket karrierës ndërkombëtare, të njëjtën përveç në Shqipëri, e kishte zhvilluar edhe në Rumani te skuadra e Dunarea, në Bosnje me Olimpikun e Sarajevës dhe në Sllovaki, me skuadrat si Samorin dhe Banjik Ruzhina. (infOSport.mk)

Leave a Reply