Transferimi i fundit i FC Shkupit, Besnik Ferati pasi firmosi kontratën e parë profesionale me skuadrtën nga Çairi, ka dhënë edhe intervistën e parë si “bardhekaltër”. Ai shprehet i lumtur që po rikthehet në Çair, duke premtuar që do të japë gjithçka nga vetja për fanellën bardhekaltër.
“Jam shumë i lumtur që rikthehem në skuadrën e Shkupit. Për mua është një emocion i veçantë të jem pjesë e një skuadre ku kam kujtime të bukura dhe shpresoj që të kemi sa më shumë suksese. Jam i bindur që do vijojmë punën e mirë që është bërë këto kohë. Unë do mundohem të jap maksimumin për ngjyrat e kësaj fanelle që për mua është e veçantë. Tifozëve u premtoj që do bëj më të mirën time për ngjyrat e kësaj fanelle”, tha Besnik Ferati.
Besnik Ferati në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Akademia Pandev, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Partizanin në Shqipëri.
Besnik Ferati është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë se Veriut U21, me të cilët deri më tani ka regjistruar katër paraqitje. (infOSport.mk)