FC Shkupi prezanton mesfushorin Besnik Ferati

Besnik Ferati, pas 3 viteve e gjysmë është rikthyer te skuadra e tij e fëmijërisë, FC Shkupi. Mesfushori 21-vjeçar gjatë ditës së sotme është prezantuar në ambientet e klubit nga Çairi nga ana e drejtorit Sportiv, Omer Bunjaku, teksa i njëjti me “bardhekaltërit” ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Rikthimin e Feratit në Çair,  “infOSport.mk” e paralajmëroi që tre ditë më parë, pasi ky i fundit i kishte dhënë fund qëndrimit të tij te Akademia Pandev.

Edhe pse i njëjti me skuadrën nga Strumica kishte kontratë deri qershorin e vitit 2023-të, vendosi që ta ndërpresë atë para kohe, kjo edhe shkaku i largimit të trajnerit, Aleksandar Vasoski.

Kujtojmë Besnik Ferati verën e vitit 2018-të pikërisht nga rradhët e FC Shkupit ishte transferuar te skuadra e Partizanit nga Tirana, edhe pse paraprakisht i njëjti kishte qenë në prova edhe te skuadra e njohur turke e Fenerbahçes.

 

Leave a Reply