Erjon Vucaj prezantohet te skuadra shqiptare nga Mali i Zi

Erjon Vucaj, i cili ditë më parë prishi kontratën me skuadrën kosovare të Dritës, gjatë ditës së sotme është prezantuar në Mal të Zi, te skuadra shqiptare e KF Deçiç, me të cilën ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Vucaj pritej të rikthej në vendlindjen e tij, në Superligën shqiptare, ai megjithatë u vendos për KF Deçiçin, skuadër kjo që këtë edicion po lufton për titullin e kampionit në Mal të Zi, bashkë me Sutjeskën.

Emri i Vucajt lidhej ngushtë me një transferim te Partizani dhe Vllaznia e Shkodrës, mirëpo si duket oferta e drejtuesve të KF Deçiç ka qenë më e majme për vetë futbollistin shqiptarë, i cili pas vetes ka një bagazh të pasur futbollistik. Vucaj numron plotë 253 ndeshje në Superlilgën shqiptare dhe plotë 103 në Superligën e Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply