Çelzi ka siguruar finalen e “EFL Cup”, edhe atë me shumë meritë, pasi edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale arriti që të triumfojë ndaj skuadrës së Antonio Konte, Tottenhamit.
Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në “Stemford Brixh”, skuadra e Tushel shënoi fitore edhe në udhëtim me rezultat 0:1.
Ishte qendërmbrojtësi Antonio Rudiger që realizoi një eurogol në minutën e 18-të pas një asistimi të Mount, që në fund doli të jetë edhe goli i vetëm i këtij takimi.
Kjo ndeshje ishte e pafat për vendasit, që iu anuluan dy penallti nga VAR-i, derisa u anulua edhe goli i sulmuesit Hari Kejn.
Në rast që do pranoheshin këto penallti dhe goli, atëherë ndeshja me shumë gjasa do ishte në vazhdime.
Çelzi në finalen e madhe do të pret fituesin nga super përballja, Liverpull-Arsenal. (infOSport.mk)