Tome Kitanovski edhe zyrtarisht në pranverë do të luaj me fanellën e Struga Trim Lum. Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që disa orë më parë, ndërsa tashmë vjen konfirmimi edhe nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, të cilët me mbrojtësin nga Manastiri kanë nënshkruar kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kitanovski te Struga Trim Lum pritet të plotësojë vendin e lënë bosh nga ana e Klisman Cake, i cili u transferua te Shkëndija.
Kitanovski ka mjaft eksperiencë si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Ai së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa në futbollin vendor ka luajtur edhe me Pelisterin dhe Makedonija GJ.P.
Sa i përket karrierës ndërkombëtare, ai kishte luajtur me Krajova në Rumani, me Vozhdovac dhe Mladost Luçani në Serbi, me Istra dhe Slaven Belupo në Kroaci, me FK Sabail në Azerbejxhan dhe me KF Kukësin në Shqipëri. (infOSport.mk)