Skuadra e Superligës shqiptare, Kukësi si duket është i fiksuar pas emrave të mëdhenj të futbollit botëror. Skuadra nga Verilindja e Shqipërisë ditë më parë u raportua se ka tentuar blerjen e ish juventinit, Sebastian Xhiovinko, ndërsa tashmë së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i ish sulmueist të Lacios, Mauro Zarate.
Sulmuesi 34 vjeçar sezonin e fundit ka luajtur në Brazil me ekipin e America-MG, te e cila skuadër ishte transferuar nga gjigandët argjentinas të Boka Xhuniors.
Periudhën më të mirë gjatë karrierës së tij, Zarate e kaloi në Serie A, kur mbronte ngjyrat eFiorentinës, Lacios dhe Interit, ndërsa një periudhë bukur të mirë kaloi edhe në futbollin anglez, duke veshur fanellat e skuadrave të Uest Ham, Kuins Park Renxhers dhe Uatford.
Sulmuesi argjentinas menaxhohet nga kompania që ka nën menaxhim edhe trajnerin aktual të Kukësit, Longo, ndaj ka qenë ky i fundit i cili i ka kërkuar agjentit të tij t’ia jap si ide bomberit veteran, megjithatë gjasat më të mëdhaja janë që Zarate ta vijoj karierrën në vendlindjen e tij në Argjentinë, edhe pse te Kukësi do shpresojnë deri në fund.