Muaji janar po shoqërohet edhe me zhvillimin e Kupës së Afrikës. Kameruni është vendi mikpritës i kompeticionit të këtij sezoni, që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me situatat e ofruara.
Këtu nuk bëhet fjalë për golat apo rezultatet, por me një ngjarje komike të ndodhur në fushën e lojës së fundmi.
What is this again , AFCON is really not for the weak 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
— Kelechi (@JustKelechi) January 11, 2022
Gjatë zhvillimit të ndeshjes një prej lojtarëve kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Menjëherë është vendosur në barrelë dhe është kërkuar ndihma e makinës për ta transportuar jashtë vijave kufizuese.
Por shoferi bëhet komik, teksa harron të ndalojë dhe përplas futbollistin afrikan me makinë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga ana e futbollistit, që menjëherë ka hedhur një vështrim të habitur drejt personit që ndodhej brenda makinës.