“El Clasico”: Formacionet e mundshme, mungesat dhe parashikimi

“El Clasico” e dytë e sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në Arabinë Saudite, teksa dy klubet spanjolle do të përballen të mërkurën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Kjo është hera e parë që Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në këtë format të ri të Superkupës, me fituesin që do të përballet me fituesin tjetërë nga përballja, Atletik Bilbao – Atletiko Madrid.

Barcelona vie pas një barazimi dëshpërues 1:1 të pësuar në minutat e fundit të ndeshjes nga Granada të shtunën, teksa po të njëjtën ditë Real Madridi shkëlqeu ndaj Valencias, duke shënuar fitore 4:1, e ku fjalën kryesore e pati dyshja sulmuese, Benzema-Vinicius.

Gjendja me futbollistë të lënduar:

Pas kthimit të rezultateve negative të testeve për COVID-19, nënshkrimi i ri Ferran Torres dhe Pedri do të bashkohen me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tyre të Barcelonës, ndërsa Ansu Fati gjithashtu është rikuperuar nga lëndimi dhe ai duhet të jetë në dispozicion të Çavi Hernandez për duelin gjysmëfinal.

Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo gjithashtu kanë udhëtuar me ekipin, por Serxhi Roberto, Erik Garsia dhe Martin Brajtuajt janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Sa i përket Real Madridit, Karlo Ançeloti nuk do të mund të llogarisë vetëm në shërbimet e Garet Bejll dhe Mariano Diaz, teksa pjesa tjetër është e gjitha OK.

“Los Blancos” dolën fitimtarë në përballjen e parë të këtij sezoni, duke mundur “katalunasit” në Kamp Nou me shifrat 2:1, falë golave të shënuar nga David Alaba dhe Lukas Vazkez.

Formacionet e mundshme:
Barcelona XI (4-3-3): Marc-Andre Ter Stegen; Dani Alves, Ronald Araujo, Gerard Pique, Jordi Alba; Nico Gonzalez, Sergio Busquets, Gavi; Ousmane Dembele, Luuk de Jong, Memphis Depay.
 
Real Madrid XI (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Ferland Mendy; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos; Marco Asensio, Karim Benzema, Vinicius.

Analizë:

Skuadra e Karlo Ançelotit po luan futboll të shkëlqyeshëm në të dyja anët, mesfusha e tyre ende duket po aq e mirë sa pesë vjet më parë, dhe ata janë pa dyshim skuadra më e mirë dhe favoritët për të fituar këtë “El Clasico”.

Barça është përmirësuar mjaftueshëm për të bërë një luftë të madhe, dhe skuadra duket vërtetë e fortë këtë herë me lojtarë të kthyer si: Pedri, Frenki De Jong, Ansu Fati dhe nënshkrimi i ri Ferran Torres që janë të gjithë në dispozicion për këtë sfidë.

Leave a Reply