Super sulmuesi shqiptar Armando Broja ka arritur të futet në historinë e Premierligës angleze.
Broja bëhet lojtari më i ri në historinë e Premierligës angleze që shënon në katër ndeshjet e para si startues, 20 vjeç e 123 ditë.
Gjithashtu ai barazon rekordin e brazilianit Diego Kosta me Çelzin në tetor të vitit 2014-të, i cili kishte shënuar në katër ndeshje radhazi si startues për “blutë” e Londrës.