Emri i Erjon Vucajt ishte temë debati në Superligën shqiptare, aty ku pritej të rikthehej mes ekipeve si Partizanit, apo edhe Vllaznia, mirëpo që në fund doli që ish mesfushori i Dritës së Gjilanit të vazhdojë karrierën në futbollin malazez, duke pranuar ofertën e skuadrës shqiptare të KF Deçiç.
Një gjë të tillë raporton “Shkodra Sport”, sipas të cilëve Vucaj me ekipin e Deçiç do të nënshkruajë konratë për një vit e gjysmë.
Me transferimin e Vucajt, KF Deçiç i Pal Dervishajt konfirmon faktin se dëshiron të luftojë deri në fund për titullin e kampionit me skuadrën e Sutjeskas.
Stinori vjeshtorë u takoi këtyre të fundit, që me 41 pikë u shpallën kampion, derisa KF Deçiç u ndal në pozitën e dytë me 33 pikë. Megjithatë skuadra shqiptare nuk ka ndërmend të dorëzohet, ashtu që besojnë se me disa lëvizje të mira në merkato mund të anulojnë epërsinë e Sutjeskas gjatë stinorit pranveror.
Lëvizjen e parë në fakt KF Deçiç e ka bërë sot, duke prezantuar një blerje shumë të rëndësishme, atë të Aleksa Marushiç, i cili vjen pikërisht nga rradhët e Sutjeskas, ndërsa gjithnjë sipas “Shkodra Sport”, pas ditën e sotme drejtuesit e kësaj skkuadre pritet që të prezantojnë edhe Erjon Vucajn. (infOSport.mk)