Me rite të larta fetare islame përcillet për në Botën tjetër futbollisti 27-vjeçar i Konjaspor, Ahmet Çalik

Futbollistit të Konjaspor, Ahmet Çalik iu dha lamtumira e fundit në qytetin e tij të lindjes në Ankara. Ai për në banesën e fundit u përcoll me rite fetare islame, ndërsa në varrimin e tij, përveç familjarëve dhe bashkëqytetarëve të shumtë, morrën pjesë edhe shumë futbollistë si nga ekipi i tij amë, Konjaspor, por edhe ekipeve tjera futbollistike turke.

Pranë arkivolit të tij përveç flamurit turk, ishin vendosur edhe fanellat e Galatasarahit dhe Konjaspor, ekipe në të cilat kishte luajtur tashmë i ndjeri, Çalik.

Çalik ndërroi jetë pas një aksidenti në trafik që ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm (me kohën lokale) në lagjen Hacılar të rrethit Gölbaşı.

Automjeti i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik, doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një stof, me ç’rast 27-vjeçari kishte  ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. (infOSport.mk)

Leave a Reply