Voska Sport ka prezantuar gardianin e ri për stinorin pranveror, Dejan Siljanovski, i cili te skuadra shqiptare nga Ohri, vjen nga rradhët e Skopjes nga Liga e Parë.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me 30 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa i njëjti lajm sot merr edhe konfirmimin nga ana e drejtuesve të Voska Sport, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, dhe që në edicionin e saj debutues bëri mrrekullinë, duke u shpallur nënkampion, menjëherë pas Sileksit të vendit të parë.
Siljanovski në Ligën e Parë numëron 25 ndeshje, me skuadrat si Teteksi, Bellasica dhe së fundmi Skopje, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Makedonija Gj.P, Sasa-s dhe Gostivarit.
Ndryshe Siljanovski bëhet përforcimi i katërt i Voska Sport në këtë afat kalimtar të dimrit, pas Argjent Gafurit, Altin Llogës dhe Darko Razmoskit. (infOSport.mk)