Mane “heroi” i Senegalit, shënon në “frymën e fundit” golin e fitores në Kupën e Afrikës (VIDEO)

Kombëtarja e Senegalit e ka nisur mbarë pjesëmarrjen e saj në kuadër të Kupës së Afrikës, duke mundur Zimbabven në ndeshjen e parë që zhvilloi në kuadër të këtij kompeticioni.

Senegali shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e fazës së grupeve, e vlefshme për grupin “B”.

“Heroi” i Senegalit në këtë takim doli të jetë sulmuesi i Liverpullit, Sadio Mane që e realizoi golin e vetëm të ndeshjes.

Mane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes, duke i dhuruar tre pikët e para Senegalit në grupin e saj, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Guineja dhe Malavi.

Edhe në këtë ndeshje rezultati doli të jetë identik, e ku në fund fitores iu gëzua kombëtarja e Guinesë.

Rezultate identike u regjistruan edhe në grupin “C”, ku Maroko falë golit të shënuar nga Bufal në minutën e 83-të mundi Ganën, ndërkohë golin e fitores për Gabonin përballë Komorit e realizoi Bupendza pas 16 minutave lojë. (infOSport.mk)

Leave a Reply