Roma dhe Juventus dhurojnë spektakël në “Olimpiko”! Fitore e çmendur e “bardhezinjëve”

Ndeshja midis Romës dhe Juventusit e zhvilluar në “Olimpiko” i ka dhuruar të gjitha. Emocione të mëdha dhe spektakël i garantuar nga të dyja ekipet gjatë gjithë 90-të minutave.

Serinë e golave e hapi Roma në minutën e 11-të me një gol të shënuar nga ana e sulmuesit, Abraham.

Shtatë minuta më vonë, Dybala barazoi shifrat me një gol shumë të bukur, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1:1.

Sapo fillon pjesa e dytë, në minutën e 48-të Mkhitaryan me një super gol kalon në avantazh Romën.

Në minutën e 53-të Pellegrini trefishon shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit.

Në ato momente dukej sikur loja kishte mbaruar, mirëpo Juventus zgjohet në momentet kur më së paku pritej.

Në minutën e 70-të Juve shënon me Lokatellin, duke rihapur sfidën, ndërsa 4 minuta më vonë Kulushevski arriti që të barazojë shifrat në 3:3.

De Shiljo bënë mrekullinë duke përmbysur rezultatin në minutën e 77-të.

Në minutën e 81-të Roma përfitoi penalti, të cilën e shkaktoi De Ligt, i cili u ndëshkua me të kuq. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Pellegrini, i cili gaboi dhe nuk shënoi nga një pozitë shumë më e volitshme, se ajo e minutës së 53-të, kur kishte shënuar nga një distancë shumë e largët.

Pas këtij triumfi, Juventusi me 38 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Roma mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 8-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply