Skuadra e Portos ka regjistruar një fitore spektakolare në xhiron e 17-të në elitën e futbollit portugez, duke mundur në frymën e fundit skuadrën e Estorik me shifrat 3:2.
Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje doli të jetë djali i trajnerit të Portos, Francisko Konseisao.
19-vjeçari u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 87-të nga ana e babait të tij, Serxhio Konseisao, ndërsa i njëjti i’a shpërbelu babait të tij me golin e fitores të shënuar në minutën e 89-të.
Nga festa e madhe me të birin, Serxhio i ekzaltuar shpërndau disa shuplaka dashurie për të birin e tij, i cili shpresojmë të ndjek hapat e ish-yllit të madh portugez, i cili gjatë karrierës së tij ka pasur një karrierë të bujshme.
Me këtë fitore, Porto vazhdon të ruajë pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me 47 pikë, 3 më shumë se Sportingu i Lisbonës që mban pozitën e dytë.