Ish sulmuesi i Kukësit përforcon rradhët e Makedonija GJ.P!

Makedonija GJ.P pas largimit të sulmuesit Abu Kamara është në kërkim të një sulmuesi të ri, që do të plotësonte zbrastirën e krijuar në sulmin “verdhekuq”. Dhe sërish i njëjti pritet të vijë nga jashtë, teksa bëhet fjalë për ganezin me pasaportë italiane, Godberg Bery Kuper, njofton “infOSport.mk”.

Kuper së fundmi ishte pjesë e ekipit të Lavello, që garon në kategoritë e ulëta italiane, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, për të vijuar më pas në vitin 2017 në futbollin portugez, aty ku qëndroi deri verën e vitit 2019-të, kur bëri një transferim surprizë në futbollin zviceran te skuadra e Shafhauzen. Vetëm 6 muaj kishte zgjatur aventura e tij në Zvicër, me ç’rast janarin e vitit 2020 u transferua në rradhët e Kukësit.

Mirëpo edhe te kjo skuadër Kuper nuk qëndroi gjatë, vetëm 6 muaj, duke zhvilluar pjesën e dytë të sezonit 2020/2021, kur në 17 ndeshje kampionale gjeti 3 herë rrugën e golit. Ndryshe me Kukësin, italiani i naturalizuar zhvilloi gjithsej 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke realizuar edhe 6 gola.

Njëherit aventura në futbollin shqiptarë konsiderohet edhe si periudha më e mirë e Kuper gjatë karrierës së tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply