Viti i ri, stil i ri për Stenio Zhunior të Partizanit, i cili nuk ka lënë shumë mbresa deri në këtë fazë të sezonit në Superligën shqiptare.
Ish futbollisti i Shkëndijës kërkon që të ndryshojë diçka te vetja, ashtu që hapi i parë që ka bërë ka qenë nga pamja e jashtme.
Futbollisti brazilian ka treguar pamjen e re në rrjetet sociale.
30-vjeçari Zhunio në pjesën e parë të sezonit në Superligën shqiptare me Partizanin regjistroi 14 ndeshje, 3 gola dhe 3 asistime. (infOSport.mk)