Shqiptari që vite më parë luante me Rabotniçkin, tashmë kërkohet nga skuadra e Serie A!

Periudha e merkatos si zakonisht shoqërohet me shumë zëra për transferime futbollistësh, me ç’rast në skenë ka dalë edhe emri i Emir Sahitit, ish futbollistit të Rabotniçkit, që aktualisht është pjesë e gjigandëve kroat të Hajdukut, njofton “infOSport.mk”.

Emri i këtij talenti shqiptarë është i ndërlidhur ngushtë me skuadrën e njohur italiane të Torinos, pjesë e së cilës aktualisht është edhe Mërgim Vojvoda.

“Germanijak.hr” e shikon si favor faktin që Sahiti ka si menaxher Adrian Aliajn, i cili te Torino ka çuar edhe Vojvodën, ndërkohë nga ana tjetër shkruan se Hajduk Split e merr në konsideratë shitjen e Sahitit nëse i ofrohen vetëm 3 milion euro, pavarësisht se çmimi i talentit kosovar sipas “transfermarkt” kap vlerën e 1.2 milion eurove.

Kujtojmë Emir Sahiti pjesë e Rabotniçkit ishte nga viti 2015 deri në vitin 2018, kur u transferua tek të rinjët e Hajdukut, që më pas në sezonin 2020/2021 të huazohet te Shibeniku, e që përfundimisht nga vera e vitit të kaluar të luaj me ekipin e  parë të Hajdukut, për të cilën skuadër në stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kroat regjsitroi 18 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.

Në përgjithësi në Ligën elitare të Kroacisë, Emir Sahiti numëron 55 ndeshje dhe 10 gola të shënuar, derisa në Ligën e Parë të Maqedonisë, i njëjti me fanellën e Rabotniçkit kishte regjistruar 32 ndeshje dhe vetëm 1 gol. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply