Partizani ka arritur akord me mbrojtësin e majtë të Makedonija Gj.P, Fernando Augusto – Fernandinjo, raporton gazetar “Panorama Sport”.
28-vjeçari Augusto ka qenë pjesë e Makedonija Gj.P prej verës së vitit 2018, teksa edicionin e kaluar në 31 ndeshje për skuadrën shkupjane regjistroi 6 gola dhe 5 asistime.
Ai me performancën e tij të shkëlqyeshme vazhdoi edhe sezonin aktual gjatë stinorit vjeshtorë, duke qenë një titullarë i padiskutueshëm te Makedonija GJ.P dhe duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet, ku dhuroi edhe 4 asistime.
Më parë ai ka luajtur edhe me skuadrën e Pelisterit në Maqedoni, teksa në elitën e futbollit tonë vendor numëron gjithsej 98 ndeshje, 8 gola dhe 19 asistime.
Augusto bëhet emri i tretë i ri te Partizani, pas Kallakut dhe Skukës. (infOSport.mk)