Ferhan Hasani lider në stërvitjet e Shkëndijës, mbetet të shihet nëse do jetë i tillë edhe në kampionat

Shkëndija ka vazhduar me përgatitjet për stinorin pranveror, teksa sot ishte dita e tretë që “kuqezinjtë” ndezën motorët për të pritur sa më mirë pjesën e dytë të sezonit 2021/2022, aty ku do të diskutojnë titullin e kampionit me FC Shkupin, shkruan “infOSport.mk”.

Siç vërehet edhe nga fotot e publikuara në rrjetin social “facebook” nga ana e KF Shkëndija, Ferhan Hasani udhëheq i pari grupin e futbollistëve, ndërsa mbetet të shihet nëse i njëjti do të udhëheq skuadrën edhe në ndeshjet kampionale, aty ku kampionët në fuqi të vendit do të duhet të anulojnë epërsinë prej 8 pikëve të FC Shkupit.

Kujtojmë Ferhan Hasani u rikthye te Shkëndija pas 3 viteve e gjysmë pas disa eksperiencave që i pati në tre shtete të ndryshme, me Al Raed në Arabinë Saudite, me Helsinkin në Finlandë dhe Partizanin në Shqipëri, ndërsa emra të rinj deri në këto momente te Shkëndija, janë edhe braziliani Andre Mensalao dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Mihail Manevski, që dalë nga dalë po njoftohen me grupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply