Pasi dështuan për të rikthyer Krishtof Pjontekun, drejtuesit e Xhenoas janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër, i cili do ju garantonte atyre gola.
Ndërkohë sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i pari në listën e klubit nga Liguria është sulmuesi shqiptar Veton Berisha, ndryshe vëllai i reprezentuesit kosovar, Valon Berishës.
Nëse nuk arrihet dot një marrëveshje me shqiptarin atëherë alternativa tjetër do të ishte sulmuesi i Atalantës, Roberto Pikoli.
Veton Berisha aktualisht është pjesë e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez, me të cilën skukadër në 28 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 22 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist. Ndryshe në përgjithësi me skuadrën e Viking numëron 166 ndeshje, 68 gola dhe 26 asistime.
Më parë 27-vjeçari me origjinë nga Kosova, ka mbajtur veshur edhe fanellat e Bran, Rapid Viena, Grojter Furth dhe Egersund.