Ilirid Ademi do vazhdojë të luaj në Superligën shqiptare, aty ku për herë të parë provoi veten si pjesë e KF Laçit. Ish sulmuesi i FC Shkupit, i cili për disa ditë doli në stërvitje me Egnatian, ka vendosur të nënshkruajë me këtë skuadër, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që dy ditë më parë, kur veçmë palët ishin dakorduar për një bashkëpunim, derisa së fundmi ka ndodhur edhe prezantimi i sulmuesit nga Gostivari, i cili me Egnatian ka vendosur të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.
Zekirja Ramadani te Egnatia merr ish futbollistin e FC Shkupit
Ademi u transferua me shumë bujë te Laçi verën e kaluar, por i njëjti luajti vetëm në 9 ndeshje, teksa në vetëm 3 prej tyre luajti si titullarë.
Ai luajti edhe në 4 ndeshje të Kupës, ku arriti të shënojë dy gola, ndërsa gjithashtu luajti për plotë 128 minuta në dy ndeshjet e UEFA Europa Conference League, ndaj gjigandëve belg të Anderlehtit.
Kujtojmë më herët gjatë karrierës së tij, Ademi ka luajtur edhe me Gostivarin, Makedonija GJ.P dhe Renovën. (infOSport.mk)