Sefer Emini, një ndër mesfushorët më të mirë në futbollin vendor, karrierën e tij mund ta vazhdojë në elitën e futbollit bullgar, duke nënshkruar me një ndër skuadrat më me emër në këtë vend fqinj, CSKA Sofjen.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” mëson nga burime të besueshme, të cilat pohojnë se palët janë në bisedime e sipër dhe se drejtuesit e CSKA Sofjes dëshirojnë të bëjnë për vete futbollistin shkupjan, që ende është në pronësi të skuadrës ruse të Akron Toljati.
Në rast se arrihet marrëveshja, ekipi rus do të përfitonte 25% të transferimit të Sefer Eminit, që 6 muajt e fundit i luajti në formë huazimi te skuadra e Makedonija GJ.P, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.
Kujtojmë për shërbimet e Eminit interesohej edhe Shkëndija, mirëpo palët nuk gjetën akordin e duhur, ashtu që Eminin shumë shpejtë mund ta shohim me fanellën e CSKA Sofjes, që së fundmi udhëhiqej pikërisht nga trajneri aktual i skuadrës tetovare, Bruno Akrapoviç. (infOSport.mk)