Afati kalimtarë i dimrit në futbollin vendor edhe zyrtarisht do të nis me 15 janar dhe i njëjti do të zgjasë deri me 11 shkurt, pak ditë para fillimit të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë periudhë kohore të gjitha skuadrat e Ligës së Parë dhe të Dytë do të kenë mundësinë të regjistrojnë emrat e rinj, edhe pse një gjë të tillë shumë skuadra veçmë kanë filluar të prezantojnë futbollistë të rinj.
Madje mund të thuhet lirisht se brenda javës së parë skuadrat kanë realizuar edhe transferime bombë, siç ishte ai i Armend Alimit nga Shkëndija te Rabotniçki si dhe rikhimi i Ferhan Hasanit në rradhët e Shkëndijës.
Në këtë garë nuk janë aspak larg edhe skuadrat e Ligës së Dytë, me Vardarin dhe Voska Sport që kanë sjellë futbollistë të ligës së parë në rradhët e tyre, derisa Gostivari dhe Besa e Dobërdollit si duket po shtyhen njëra me tjetrën se cila prej tyre do të thyej rekordin e transferimeve të reja, duke sjellë thuajse çdo ditë nga një futbollistë të ri. (infOSport.mk)